Rusi-Izrael marrëveshje sekrete për jugun e Sirisë


Izraeli dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje sekrete për të distancuar forcat iraniane nga kufiri jugor i Sirisë, raportojnë mediat izraelite.
Mediat izraelite raportojnë se Tel Avivi ka rënë dakord që forcat e regjimit të rikthehen zë patrullojnë në pikën kufitare të Golan Heights, e në këmbim ka kërkuar nga Rusia garancinë që në këtë rajon të mos ketë elemente të huaja, përfshirë forcat iraniane dhe Hezbollahun libanez.Të njëjtat burime bëjnë me dije se Rusia do të negociojë jo vetëm për largimin e forcave iraniane apo të Hezbollah, por edhe ushtarë të SHBA dhe Turqisë nga kjo zonë.Kjo marrëveshje mësohet gjithashtu se i jep Izraelit të ndërhyjë brenda Sirisë, në rast të kërcënimit të sigurisë së saj kombëtare.Petendohet se edhe regjimi i Assadit e ka pranuar marrëveshjen, por deri tani nuk ka konfirmim zyrtar.Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Liebermen, do të udhëtojë të mërkurën në Moskë, ku për situatën në Siri do të flasë me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, i cili një ditë më parë deklaroi se në rajonin jugor kufitar të Sirisë duhet të angazhohen vetëm forca siriane të sigurisë.

Baby Boo