Rusi, 129 viktima dhe 5509 raste të reja me koronavirus


Autoritete shëndetësore në Rusi njoftojnë se numri i rasteve me Covid-19 tashmë ka shkuar në 834.499, ndërsa ai i të vdekurve në 13.802.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 5.509 raste të reja me Covid-19 duke e rritur në 834.499 numrin e rasteve. 

Ndërkohë me 129 vdekje në 24 orët e fundit ka arritur në 13.802 numri gjithsej i vdekjeve dhe me 9.322 të shëruar ka arritur në 629.655 numri i të shëruarve.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi ka vazhduar të jetë në 0.7 për qind, ku tek 24.7 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit me 678 raste të reja është rritur në 240.664 numri i rasteve, ndërsa me 12 vdekje u rrit në 4.446 numri i viktimave.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 288 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 27.8 milionë.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat në vend filluan në fund të marsit.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u shënua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të populluara.

Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë që filloi më 30 mars u hoq më 9 qershor.

Në kuadrin e masave për Covid-19, Rusia më 27 mars ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe që nga 1 gushti ka vendosur rifillimin në mënyrë të ndërsjellë për fluturimet ndërkombëtare dhe charter me Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Tanzaninë./AA

Baby Boo