“Rusët mund të na pushto*jnë në çdo moment” – Klitschko përgatit planin e evakuimit të Kijevit


Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko njoftoi hapat për të mbrojtur “objektet e infrastrukturës kritike dhe sociale” në rast të një emergjence të mundshme. Në një deklaratë të lëshuar në Telegram, Klitschko tha: “Përpjekjet tona kanë për qëllim parandalimin ose tejkalimin e provokimeve të mundshme dhe rezistencën ndaj su*lmit ushtarak”.

Ai tha se përpjekjet përfshijnë krijimin e prodhimit shtesë të energjisë elektrike dhe krijimin e rezervave të karburantit për “deri në 10 ditë”, duke shtuar se më shumë se 500 objekte magazinimi dhe gati 4,500 “struktura me përdorim të dyfishtë” si shërbime të mbrojtjes civile janë të disponueshme në të gjithë qytetin.

Klitschko tha gjithashtu se plane evakuimi ishin vendosur në nivel qarku në të gjithë kryeqytetin.

Baby Boo