“Rusët dhe kinezët e dinë se si janë ndarë me shqiptarët”


Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se forcat ogurzeza kudo që shfaqen, në Beograd, Moskë a Pekin, duhet ta dinë, se shqiptarët nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do të jenë kurrë pushtues.Sipas Krasniqit ky fakt nuk do t’i shmangë në asnjë kohë për ta mbrojtur shtetin e tyre të fituar me sakrifica të shumta. Postimin e plotë të Krasniqit në Facebook:

Si po shkruajnë mediet sot, më 23 nëntor 2018, shovinistet rus të instaluar në MJR, qenkan vërë më të katër këmbët në mbrojtje të banditëve serb që para do kohe e patën vrarë politikanin serb Oliver Jovanoviq. Se ruset janë shovinist nuk ka asnjë dyshim, pasi për ketë fenomen para një shekulli pat shkruar edhe V. I. Lenini, i cili pat thënë:
“Po ta gërvishtesh komunistin rus, del shovinisti rusomadh”. Ketë konstatim të Leninit e ka konfirmuar dhe e konfirmon e gjithë historia e tyre, sidomos ajo e pas viteve të ‘50-ta kur u munduan të ngulnin këmbë edhe në Shqipëri siç bënë në Hungari e Çekosllovaki, por nga Shqipëria dolën “me bisht nën shalë”. Në fund të shekullit XX edhe nga Kosova, po ata banditë që po i mbrojnë sot qenë detyruar të ikin në të njëjtën mënyrë.Ruset dhe të gjithë ata që i mbështesin kriminelët, qofshin ata edhe kinezët, duhet ta dinë se Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik dhe policia jonë dhe në koftë nevoja i gjithë kombi ynë do të behën ushtarë në mbrojtje të atdheut!

Baby Boo