Rumani, Parlamenti anulon votimin mbi mocionin e mosbesimit kundër qeverisë


Parlamenti i Rumanisë anuloi sot votimin e planifikuar për një mocion mosbesimi kundër qeverisë mbi trajtimin e saj të pandemisë së koronavirusit, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të deputetëve të pranishëm.

Vetëm 226 deputetë dolën në votim, më pak se 233 deputetë të nevojshëm për t’i bërë procedurat të vlefshme.
Mocioni u prezantua nga partia opozitare socialdemokratike kundër qeverisë së pakicës konservatore të kryeministrit Ludovic Orban.

PSD-ja, partia më e madhe e opozitës në Rumani, e akuzon qeverinë se i ka përdorur masat paraprake kundër pandemisë së koronavirusit për të kufizuar së tepërmi liritë e qytetarëve.

Baby Boo