Ruairi O’Connell: Kufijtë shkruhen me fjalë, por ato ndryshohen me plumba


Qeveria britanike është kategorikisht kundër idesë së Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për të ndarë territoret e veta, thotë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell, në një intervistë me televizionin T7 të Prishtinës.

” Kufijtë shkruhen me fjalë, por ato ndryshohen me plumba “, tha O’Connell, duke shtuar se ndryshimi i kufirit midis Kosovës dhe Serbisë do të shkaktonte precedentë të tjerë në Ballkan.

Ai, sipas korrespondentit të MIA-s nga Prishtina, tha se nuk e shihte dallimin midis “korrigjimit të kufirit”, siç e quan Thaçi dhe ‘’shkëmbimin e territoreve’’

Sipas O’Connell, aktualisht nuk ka normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, por dialogu përfundimtar dhe marrëveshja përfundimtare do ta sjell atë me siguri

Baby Boo