Rruga 172 e cila gjendet në lagjen Reçicë e Vogël, ose ndryshe siç njihet në opinion ‘Rruga që të shpie tek shtabi i BDI-së’ 10 ditë po mbytet nga uji që ka vërshuar në të, transmeton PaCensurë.
Në këtë rruge gjendet një kanal i cili mund të mbledh ujin, por ditëve të fundit edhe ai është zënë ndërsa uji ka vërshuar tërë rrugën.
Kjo është një ndër rrugët më frekuentuara nga qytetarët, në këtë gjendje të njëjtit tani lëvizim me vështirësi. Komuna e Tetovës ka gati 10 ditë që nuk ka marrë masa për rregullimin e defektit!/PaCensurë