Rruga mahnitëse drejt qiellit, ‘Skybridge’ thyen rekordin e urës më të gjatë në botë (FOTO)


Një urë e varur do të hapet në verilindje të Republikës Çeke, midis kreshtave të malit Králický Sněžník, duke ofruar një pamje spektakolare për alpinistët. Sipas zyrtarëve çekë të turizmit, ‘Skybridge’ ka një gjatësi prej 721 metrash dhe regjistron kështu urën më të gjatë të varur në botë, midis dy kreshtave malore.

E vendosur pranë vendpushimit të ‘Dolní Moravy’, përmes luginës ‘Mlýnické údolí’ në lartësinë 95 metra, përurimi zyrtar i urës është planifikuar për më 9 maj, pikërisht në kulmin e sezonit të ecjes.
Sipas zyrtarëve çekë të turizmit, ura u ndërtua pranë ‘Skywalk’, një platformë prej 55 metrash e lartë, nga e cila mund të rrëshqasësh poshtë deri në rreth 100 metra. Vendpushimi i sporteve dimërore dhe ecjes në ‘Dolní Moravy’ ndodhet rreth 200 kilometra (124.2 milje) në lindje të Pragës, afër kufirit polak.

Baby Boo