Rruga e re Tetovë – Banja e qytetit gjithnjë e më rre*zikshme


Rruga që shpien drejt Banjës së qytetit edhe pse e ndërtuar në vitin 2017 e financuar nga BE ndërsa e realizuar nga Komuna e Tetovës nëpërmjet dy firmave të kontraktuara sot është në gjendje të mj*erueshme dhe është e ndërtuar jashtë çdo standardi.

Shembjet anësore përbëjnë rre*zik potencial për të gjithë vizitorët që e kanë të vetmin vend atraktiv në qytetin e Tetovës. Mungesa e mureve mbajtëse shpeshherë shk*akton rrë*shqitjen e dheut me ç’rast kjo rrugë përbën rre*zik.
Kjo rrugë e ndërtuar nga dy kompanitë e Tetovës është rregulluar jashtë çdo standardi, ndërsa Komuna e Tetovës edhe pse disa herë ka premtuar zgjidhje të këtij problemi, as që ka nisur të ndërmarrë masa për zgjidhjen e këtij problemi.

Kërkojmë përgjegjësi të drejtpërdrejt nga Kryetarja e Komunës së Tetovës znj.Teuta Arifi dhe organet mbikëqyrëse të Komunës së Tetovës për këtë rruge e cila është e ndërtuar më defekte të shumta dhe përbën rre*zik për jetën e qytetarëve. Gjithashtu kërkojmë nga Komuna të kërkojë urgjentisht nga dy kompanitë që e kanë fituar tenderin që të bëjnë riparimin e kësaj rruge menjëherë respektivisht të vendoj mure anësore për mos rrë*shqitjen e dheut.

Kërkojmë gjithashtu edhe për investitorët e BE që ndërmarrin masa konkrete duke kërkuar llogari nga Komuna e Tetovës për realizimin e dobët të këtij projekti.
Gjithashtu, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, këmbësorëve dhe vozitësve të kënë kujdes maksimal gjatë lëvizjes në këtë rruga të cilës I mungojnë po ashtu edhe shenjat e komunikacionit në vendet e rre*zikshme.

Shtojcë: Më poshtë reagimin në fjalë e argumentojmë edhe me foto. Në njërën nga fotot e më poshtme shihet rrë*shqitja e një shkëmbi I cili ka mundur të go*das njeriun dhe ti shk*aktojë pasoja fat*ale për jetën. Aleanca për Shqiptarët Dega Tetovë
23.03.2021

Baby Boo