Rruga e Arbërit duhet të mos ishte hapur, është e papërfunduar andaj ka aksidente


Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në një aksident rrugor në ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 4 të tjerë. Ngjarja u shënua në rrugën e Arbrit, teksa një makinë tip “Benz” me drejtues shtetasin Edison Lazri, përplasi një tjetër automjet ku udhëtonin Kujtim Istrefi me bashkëshorten, Lulzimen dhe vëllain e tij Murat Istrefin, të cilët fatkeqësisht humbën jetën.

fatmirhasho

Përsa i përket parametrave të sigurisë, eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasho thotë se rruga e Arbrit nuk kishte përfunduar.

Në një intervistë për News24, ai tha se kjo detyrimisht do të thotë që rruga nuk duhej të ishte hapur kurrësesi. Sipas tij, në pjesën ku ka ndodhur aksidenti, është faji i drejtuesve të automjeteve që mund të shkaktojnë aksidente të tilla.

Hasho: Kjo rrugë nuk është përfunduar dhe nuk duhej të ishte hapur, dhe nëse do parashikoja aksidente, do të shikoja tek këto pjesë që kanë pasur rrezikshmëri më të lartë.

Në pjesën ku ka ndodhur aksidenti, shikoj që këtu është pjesa e drejtuesve të automjeteve është shkaku kryesor i aksidentit. Shkaqet kryesore të aksidenteve janë shpejtësia tej normale të lejuara, parakalim i gabuar, përdorimi i telefonit dhe alkooli.

Baby Boo