Rrokulliset traktori, vdes shtetasi 73-vjeçar i Maqedonisë së Veriut


Një 73-vjeçar nga Velesi është gjetur i vdekur në arën që po punonte. Sipas MPB-së, nga raportimit thuhet se i moshuari është gjetur i vdekur nën traktorin i cili ishte rrokullisur.

“Me datë 24.03.2024 në ora 14:45, Emergjenca Mjekësore e Velesit ka raportuar se A.K. (73) nga fshati Sujaklari i Velesit, është gjetur i vdekur në arë në rajonin e fshatit Sujaklari. Sipas raportimit, në terren ka qenë një traktor i përmbysur dhe trupi i A.K. ishte nën të. Është kryer kontroll nga ekipi i SPB-Veles dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion”, thonë nga MPB.

Baby Boo