Rrogë minimale për të punësuarit në kompanitë e prekura nga kriza


Çdo punonjës që ka punuar në kompani të goditur nga virusi Covid 19 do të marrë nga 14 500 denarë për muajin prill dhe maj. Në këtë mënyrë shteti do ti shpëtojë vendet e punës së qytetarëve, thotë kryeministri Oliver Spasovski. Për pakon e masave, Qeveria miratoi një dekret me fuqi ligjore.

“Madje 87% e kompanive mund të aplikojnë për të gjitha masat. Do të përfshihen rreth 250 mijë vende pune dhe rreth 35 mijë kompani. Shumën që do ta fitojë çdo punëtor për muajt prill dhe maj është 29 mijë denarë” -tha Oliver Spasovski.

Punëdhënësit për ndihmën e shtetit duhet të aplikojnë në Drejtorinë e të Ardhurave Publike. Kërkesa dorëzohet në mënyrë elektronike përmes sistemit E- tatimet deri më datën 5 të muajit. Punëdhënësit paratë nga arka e shtetit duhet t’i marrin deri më datën 13 të muajit, siguron kryeministri Spasovski. Nëse punonjësit janë paraqitur me orar të plotë pune do të marrin 14.500 denarë ndërsa punëtorët të cilët në kontratë u shkruan se punojnë katër orë në ditë do të marrin 7250 denarë. Nëse vërtetohet se punëdhënësi nuk i ka plotësuar kushtet për marrjen e ndihmës shtetërore, duhet t’i kthejë të gjitha paratë e marra plus normën e interesit.

“Punëdhënësi që ka përdorur mbështetje financiare për të paguar pagat, obligohet ta ruajë të njëjtin numër të të punësuarve që e ka pasur për muajin për të cilin ka kërkuar mbështetje financiare për dhënien e pagave, uljen e numrit të të punësuarve për shkak të daljes në pension ose vdekjes të ndonjë punëtori” – deklaroi Oliver Spasovski- kryeministër.

Si masë të dytë, Qeveria vendosi të mbulojë 50 për qind të kontributeve të pagave të punëtorëve në sektorin privat. Por shuma nuk duhet të kalojë shumën e paguar për pagën mesatare bruto për një punëtor. Masë ekonomike nga Qeveria ka edhe për qytetarët që kryejnë punë të pavarur, siç janë zejtarët dhe aktivitete të ngjashme të pavarura. Edhe këtu subvencioni është 14 500 denarë për person për muajin prill dhe maj.

Baby Boo