“Rroga nuk mjafton për nevojat themelore”, shporta konsumatore 100 euro më e lartë se rroga mesatare


Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, muajin e kaluar publikoi se shporta е konsumimit është 34.128 denarë, që është 5.407 denarë më shumë nga një rrogë mesatare në vend. Qytetarët më shumë të holla shpenzojnë për:
SHPORTA KONSUMATORE 34.128 DENARË
ushqim dhe pije – 14.400 denarë; shpenzime komunale – 11.000 denarë; higjiena personale – 2.300 denarë; transporti – mbi 2.500 denarë.

Qytetarët që i anketuam thonë se as 34.000 denarë nuk mjaftojnë për ta kaluar muajin, duke pasur parasysh rritjen e çmimeve. “34 mijë, shpenzohen si jo. Unë nuk mora asgjë e shpenzova 1.000 denarë, ja tash e prisha edhe tjetrën. Pak është. Gjithçka është e shtrenjtë, mora speca të thata 100 denarë një kilogram”. “34 ashtu-ashtu. Duhet të jetë pak më shumë, të arrijë deri te 60.000, sepse nëse i llogarisim edhe veshjet edhe shkollimin…”.

“Më besoni se ai që nuk ka, nuk mund as të planifikojë sa të shpenzojë.. Kjo është për të ardhur keq”.
“Deri kaq jo, por mundohem t’i marr produktet që janë të shëndetshme, edhe për nipërit, edhe për ne”.
“Edhe me 20.000 mund të kalosh nëse blen bukën e djeshme dhe produkte të ngjashme, por për një jetë normale, nuk mjaftojnë aspak”. “Çmimet janë rritur shumë dhe do të shkojnë ende më lart…”.

“Ndoshta në një farë mënyre është mirë që kjo do të dalë në pah. Vetë situata flet se nuk bën.. Ndoshta do të ngjallë një lloj shtytjeje tek njerëzit që të gjejnë mënyra alternative që t’ia dalin…”.
“Të mos flasim për gjëra të tjera që kanë të bëjnë me standardin tonë, p.sh të shkohet për pushime verore, në park me fëmijën, të jetohet një jetë e cila na lejon të ekzistojmë”.
Rritje e indeksit të shpenzimeve në korrik të këtij viti, në krahasim me muajin paraprak, është regjistruar tek:

PRODUKTET E SHTRENJTUARA
cigaret për 0.9%; qumështi – për 0.8%; frutat e freskëta dhe të ngrira – për 0,5%; buka dhe drithërat – për 0.4%; birra – për 0.3%.
Nëse në të kaluarën vlera e shportës së konsumit brenda vitit është rritur për 200 deri në 300 denarë, vitin e kaluar për të njëjtën periudhë ka shënuar rritje për 1.000 denarë. Vetëm për 6 muajt e parë të 2021-shit, shpenzimet për jetë janë rritur për 500 denarë.

Baby Boo