“RRNO PËR ME TREGUE”, SOT 95 VJETORI I AT ZEF PLLUMIT


Kurrgjâ në mos kjosh i zoti me bâ, rrno vetëm për me tregue. A e kupton shka due me t’thanë? Mbaruen të tjerët, mbarojmë na, mbaron edhe ti: të gjithë shkojmë si qeni në rrush po nuk kje dikush me kallxue se si kje puna. Kush të teprojë le të kallxojë! Nuk duhet të mbarojmë për nesër e për shekujt e ardhshëm. Un jam sot për sot Superjor: po të jap urdhën: ik, rrno! Vetëm për me tregue! E un rrnova… e mora si detyrim… nuk e di a ia kam mrritë!,-

28 gushti shënon 95 vjetorin e lindjes së Padër Zefit, i fundit i priftërinjve. Në 1956 u shugurua meshtar dhe për 12 vite shërbeu si meshtar i Dukagjinit me qendër në Shosh, por në vitin 1967 u arrestua.
Franceskani i madh dhe shkrimtari sqimatar arriti që për gati 25 vjet t’u mbijetonte vuajtve në burgjet dhe kampet mizore të diktaturës. U burgos për herë të parë kur ishte 22 vjeç. Qëndresa e Padër Zefit ishte madhështore. Me rifitimin e lirisë në 1990, bashkë me klerikë të tjerë të mbijetuar punuan për rimëkëmbjen madhështore të kishës.

At Zef Pllumi qëndroi dhe duroi vetëm e vetëm për të dëshmuar. Ai e tregoi jetën e tij në trilogjinë “Rrno vetëm për me tregue”, duke na lënë një kryevepër të dëshmisë, të shkrimit, të gjuhës, të historisë e të parimit. Priftin françeskan nuk e vunë përfund mllefet ndaj një regjimi të egër që nuk kurseu në morsën mostruoze personalitete dhe intelektuale të kalibrit të Padër Zefit.

At Zef Pellumbi lindi në vitin 1924 në Malin e Rencit në Lezhë, dhe ndërroi jetë në Romë në 2007. Në vitin 2006 presidenti Moisiu e dekoroi At Zef Pllumin me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Duke e vlerësuar “si përfaqësues të pasurisë kulturore e njerëzore, si një institucion të vërtetë, që i rezistoi regjimeve dhe kohërave më të vështira dhe si simbol i qytetarit të lirë, vizioni i të cilit frymëzohet nga vlerat evropiane”. Po në vitin 2006 At Zef Pllumi merr çmimin letrar “Penda e Artë” për trilogjinë e tij me kujtime “Rrno vetëm për me tregue”, manifest i vërtetë se si një njeri bën qëndresë me dinjitet e pa bërë kompromis me të keqen

Baby Boo