Rritje të çmimeve edhe në shërbimet hotelierike!


Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në dhjetor të vitit 2021, në krahasim me nëntorin e vitit 2021, është rritur për 0,5 për qind, kumtoi Enti shtetëror për statistika.

Rritje është vërejtur në grupin Ushqim për 0,4 për qind, Pije alkoo*like për 0,6, Pije joalkoo*like për 0,6 dhe Bujtje për 0,6 për qind.

Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në dhjetor 2021, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak është rritur për 1,7 për qind. Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar-dhjetor 2021, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 0,6 për qind, përderisa në raport me dhjetorin 2020 është rritur për 0,5 për qind

Baby Boo