Rritja e rasteve me koronavirus në Tetovë, PDSH akuza institucioneve


“Rastet e reja në Tetovë në 24 orët e fundit paraqesin njëvatër të rezikshme të epidemisë e që flet për një qasje joprofesionale të institucioneve shëndetësore nëtestimin dhe izolimin e pacientëve bartës me Covid-19. PDSH vazhdimisht ka kërkuar rritjen e numrit të testimeve, izolimin apo vendosjen e pacientëve si bartës me koronavirus në institucionet shëndetësore për të parandaluar zgjërimin e numrit të personave tëprekur, gjë që fatkeqësisht institucionet shëndetësore nuk e bënë”, thuhet në reagimin e komisionit shëndetësor të kësaj partie.

Më tej nënvizohet se pas Kumanovës, Shkupit, Dibrës, Strugës, edhe në Tetovë kemi personel shëndetësor të infektuar në Qendrën Klinike të Tetovës.

“Kjo flet për mungesën e paisjeve adekuate mbrojtëse për personelin shëndetësor, si dhe mosvënien në funksion të Spitalit Covid gjegjësisht të Spitalit në fshatin Leshkë. Mosaktivizimi i këtij spitali paraqet rrezik të jashtëzakonshëm për infektimin e personelit shëndetësor, si dhe pamundëson dhënien e shërbimeve shëndetësore në Spitalin Klinik të Tetovës, ashtu sic ndodhi në Spitalin e Kumanovës”, thekson PDSH.

Më tej shtohet se shtabi virtual i Komunës së Tetovës gjithmonë takohet pas rritjes së numrit të personave të infektuar, duke mos marrë masa parandaluese dhe vëtëm bën konstatim tëgjendjes, apo merr rolin e zëdhënësit të epidemisë.

“Artisti Bujar Osmani sot në Tetovë deklaroi se është duke u përgatitur një plan i ri, që do të thotë se deri më tani ose nuk ka pasur plan të vjetër, ose ky plan i vjetër aspak nuk ka funksionuar. Në deklaratën e tij të mëtutjeshme ai konstatoi se Spitali i Tetovës i plotëson të gjitha kushtet për trajtim me Covid-19, gjë e cila është absolutisht e pavërtetë dhe e papërgjegjshme. Kërkojmë nga institucionet shëndetësore që të marrin hapa të shpejta dhe konkrete duke rritur numrin e testeve në vatrën e re të Epidemisë – Tetovë, duke identifikuar personat e infektuar dhe vendosjen e tyre në institucione shëndetësore, e jo në izolim shtëpiak. Me këtë do të parandalojmë zgjerimin e të infektuarve të ri ku ata jetojnë dhe veprojnë”, thekson PDSH.

I thërrasim qytetarët që t’i respektojnë masat e distancimit social, mbrojtjes dhe higjienës personale.

Komisioni për Shëndetësi – PDSH

Baby Boo