Rritet punësimi në BE gjatë tremujorit të katërt të 2017-së


Midis tremujorit të tretë dhe të katërt të vitit 2017, 3.2 milionë njerëz apo 19.6 për qind e të gjithë të papunëve në tremujorin paraprak gjetën një punë.

Sipas Eurostat, përcjell Telegrafi, gjatë kësaj periudhe, 9.9 milionë banorë mbetën të papunë dhe 3.4 milionë më shumë u bënë ekonomikisht joaktiv dhe këto shifra nuk përfshijnë të dhëna për Gjermaninë.

Nga të gjithë ata që fillimisht ishin në punë në tremujorin e tretë të vitit 2017, 2.6 milionë banorë u bënë të papunë në tremujorin e katërt të 2017 dhe 4.9 milionë kaluan në pasivitet ekonomik.

Nga ata që fillimisht llogariten si ekonomikisht joaktive në tremujorin e tretë të vitit 2017, 3.7 milionë prej tyre u zhvendosën në punësim në tremujorin e katërt 2017 dhe 3.9 milionë kaluan në papunësi. /Telegrafi

Baby Boo