Rritet numri i të infektuarve dhe të hospitalizuarve me COVID-19 në Shqipëri


Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit 71 të infektuar të ri, janë shëruar tetë, një ka vdekur, si dhe rritje e bilancit të hospitalizuarve.

“Nga 327 testet e kryera për raste të dyshimta, 71 prej tyre kishin rezultat pozitiv, kryesisht raste të reja. Shumica ose 31 prej tyre ndodhen në Tiranë, e cila mbetet fokusi kryesor i sëmundjes, me një numër të përgjithshëm prej 361 të infektuar. Që nga fillimi i pandemisë, deri më tani janë kryer 23,453 testime, duke e numrin e përgjithshëm në 1.962 persona”, informoi Genta Qirijako nga Instituti i Shëndetit Publik.

Në 24 orët e fundit ka vdekur një grua 61 vjeçar nga Tirana, që është viktima e 44 e Kovid19. Njëkohësisht janë shëruar tetë persona apo gjithsej 1.134 nga të gjithë të infektuarit. Aktiv në sëmundje janë 784.

“Nga ajo që shqetëson është edhe rritja e numrit të atyre të cilëve u nevojitet mjekim spitalor. Në Klinikën Infektive aktualisht janë 78 pacientë, prej tyre 10 janë në terapi intensive, ndërsa një është vendosur në makinë respirator”, tha Qirjako.

Ajo apeloi për respektim të plotë të masave dhe protokolle për mbrojtje si dhe nga qytetarët ashtu edhe nga subjekti afarist./MIA

Baby Boo