Rritet kostoja e jetesës në Maqedoni


Shporta e sindikatës që llogarit shpenzimet minimale mujore të një familje me katër anëtarë në prill u rrit me 204 denarë krahasuar me muajin mars.
Sipas Federatës së Sindikatave të Maqedonisë, e cila përgatit shportën sindikale në baza mujore, kjo rritje është rezultat i rritjes së dukshme të kostos së jetesës në prill, përkatësisht ushqimit dhe pijeve me 1.2 përqind, higjienës me 1.1 përqind dhe veshje me një përqind.

Nga Federata e Sindikatave të Maqedonisë thonë se sipas kësaj, as dy paga minimale nuk mbulojnë shportën minimale të sindikatës, domethënë një familje prej katër personash nuk ka 3.596 denarë.
Llogaritjet e sindikatës tregojnë se vlera e shportës së sindikatës në prill ishte 33.976 denarë, nga të cilat maksimumi prej 14.332 denarë janë të nevojshëm për ushqim dhe pije dhe 10.809 për shërbime komunale. Pjesa tjetër është për transport, higjienë, veshje dhe këpucë.

Baby Boo