Rritet frikshëm numrini të vdekurve në Turqi dhe Siri!


Mbi 6 mijë e 200 persona kanë vdekur si pasojë e tërmetit në Turqi.

Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë, ku sipas tyre, numri i të plagosurve është 37 mijë e 11 njerëz.

Sipas Anadolu Agency, mbi 8 mijë njerëz janë nxjerrë nga rrënojat ndërsa rreth 5 mijë e 775 ndërtesa janë shembur si pasojë e tërmetit të së hënës i cili ishte me magnitudë 7.8 shkallë të Rihterit, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, në Siri janë raportuar të paktën 1 mijë e 832 persona të vdekur dhe 3 mijë e 849 të plagosur.

Baby Boo