Rriten pagat për punëtorët e Komunës së Gostivarit dhe për punonjësit e ndërmarrjeve publike


Edhe përkundër vështirësive financiare, Komuna e Gostivarit vazhdon t’i plotësojë nevojat dhe kërksat e punëtorëve.
Në takimin e sotshëm të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari me kryetarin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski dhe kryetarin e Sindikatës së Punonjësve në Organet Gjyqësore dhe Shoqatat Qytetare, Trpe Deanoski, u harmonizuan edhe detajet e fundit për rritjen e pagave në mënyrë lineare në vlerë prej 2.806 denarë.

“Dua të theksoj se si pushtet lokal, ishim të parët që në mandatin e kaluar rritëm pagat edhe në ndërmarrjet publike të qytetit, atëherë kur paga minimale në vend ishte 15.000 denarë, të punësuarit e ndërmnarrjeve tona kishin 18.000 denarë, aq sa sot në Maqedoni është paga minimale. Uroj që rritja e pagës pos dinjitetit të të punësuarve, të ndikojë edhe në efikasitetin e shërbimit ndaj qytetarëve”, u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Kontrata kolektive mes Komunës së Gostivarit dhe sindikatave pritet të nënshkruhet javën e ardhshme.

Baby Boo