Rriten ingerencat e inspektorëve, nëse vërejnë parregullsi në lokale, mund t’i mbyllin menjëherë


Me ndryshimet në Ligjin për mbrojtje të shëndetit të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, rriten edhe ingerencat e inspektorëve për veprim ndaj shkelësve të protokolleve anti-Covid.
Në qoftë inspektorët vërejnë parregullsi nëpër kafene, lokale gastronomike ose hotelierike ata tani të drejtë në atë moment ta mbyllin objektin nga 10 deri në 30 ditë.

Zv/kryeministri për luftën kundër korrupsionit dhe krimit Lubço Nikolloski, tha se gjobat do të vendosen në bazë të madhësisë së kapacitetit të objektit.
-Me ndryshimet e reja gjoba do të jetë në varësi me madhësinë e subjektit juridik, pra për ata të mesme të vogla dhe të mëdha si dhe gjoba për përgjegjësit në ato institucione. Me këtë duam të tregojmë edhe drejtësi sa i përket madhësisë së subjektit ashtu do të jetë edhe vetë dënimi ose gjobës,-deklaroi, Lupço Nikolloski,zv/kryeministri për luf*tën kundër krimit dhe korrupsionit

Drejtori i inspektoratit të tregut Stojko Paunovski tha se lokalet me tarraca kanë të drejtë të punojnë sipas protokolleve të deritanishme.
Inspektorati i tregut si institucion bënë kontrollim për zbatimin dhe inspektimin e protokolleve. Sipas protokolleve që deri më tani i ka sjellë komisioni për sëmundje ngjitëse është e lejuar që tarracat të kenë një veprimtari hotelierike. Atyre që u intereson për mbylljen e hapësirave nëse ka protokolle të reja do të veprojmë sipas protokolleve të tilla, me protokollet e tanishme tarracat kanë të drejtë të punojnë ashtu siç kanë punuar edhe deri më tani,- pohoi, Stojko Paunovski, drejtor i Inspektorati të Tregut.
Ndryshe inspektorati shtetërorë i tregut më herët disa herë kishte vërejtur parregullsi në lokale të cilat në mbrëmje organizonin ahengje.

Baby Boo