Rriten çmimet në Bit Pazar – ulet numri i blerësve (VIDEO)


Shpërthimi i pandemisë globale të koronavirusit, jo vetëm që rrezikon shëndetin e qytetarëve por godet edhe xhepat e tyre. Pavarësisht thirrjeve të shumta për të mos i rritur çmimet, produktet ushqimore në “Bit Pazar” të Shkupit nuk mund të blihen si më parë.

Janë rritur çmimet e domateve, trangujve, pemëve që përmbajne vitamin C si dhe perimeve tjera që përdorën çdo ditë nga qytetarët. Shitësit thonë se nuk është faji i tyre për rritjen e çmimeve, ndërsa qytetarët ankohen se kjo situatë nuk mund të përballohet gjatë dhe kërkojnë ndihmë nga shteti./Gazeta LAJM

Baby Boo