Grushtohet roja e Point Retail Park dhe ju vihet flaka bankomatëve


Disa persona të armatosur sulmuan rojen e sigurisë në qendrën tregtare Point Retail Park herët këtë mëngjes dhe u vunë flakën disa ATM-ve. Policia sot në mëngjes ka mbyllur për qarkullim pjesën e rrugës Maqedoni-Kosovë afër qendrës tregtare, kështu që edhe në këtë pjesë të qytetit në rrugët përreth ka bllokim total kalimi shkruan Pa Censurë.

“Në ora 05:54 në SVR Shkup është raportuar se në një objekt afarist në rrugën “M.K.Brigada” në Shkup, disa persona kanë kanosur me armë rojen (Sh.M.), e më pas i kanë djegur disa bankomatë të cilët ishin pjesë e objektit të biznesit. “Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Në qendrën tregtare ka ATM të disa bankave, të vendosura pranë njëri-tjetres në parkingun përballë hyrjes së një prej qendrave më të mëdha.

Baby Boo