Rrihet i punësuari në pikëpagesën rrugore në Zhelinë të Tetovës, në sulm përdoret edhe një objekt plastik

Dje është rrahur një i punësuar në pikëpagesën rrugore në Zhelinë të Tetovës shkruan Pa Censurë

Në njoftimin e policië thuhet:

“Më datë 06.01.2024 në ora 18:50, S.J.(36) nga fshati Paaticë të Tetovës, i punësuar në pikëpagesën rrugore “Zhelinë”, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person i cili nuk ka dashur të paguajë tarifën. Sipas raportit, personi në sulm ka përdorur edhe një objekt plastik. Po merren masa për zbardhjen e rastit”.Pa Censurë