Rrih*en burrë e grua në plazh (VIDEO)


Një video tronditëse që tregon një përballje fizike midis një gruaje të moshuar dhe një burri gjatë një qëndrimi në një nga plazhet në Malin e Zi trazoi rrjetet sociale. Gjegjësisht videoja fillon me një burrë që go*det me duar një grua në fytyrë, e cila hakmerret me të njëjtën masë duke e grushtuar në fytyrë. Me sa duket, konfrontimi fizik filloi kur burri e shau gruan.

Burri përdori grushtet gjatë su*lmit ndaj gruas dhe e go*diste atë sa herë që ajo i afrohej. E revoltuar me sjelljet e mashkullit gruaja u hakmor me grushte dhe pantofla në një moment. Ajo që ishte edhe më shqetësuese ishte fakti se vetëm një grua u përpoq të parandalonte përballjen e tyre, ndërsa të tjerët qeshën, komentuan dhe filmuan gjithë ngjarjen.

Rr*ahja e turistëve të cilët erdhën në Mal të Zi nga një prej vendeve në rajon, u publikua në faqen e Instagram “Podgorica Time Machine”. Siç thuhet në komentet nën video, ka të ngjarë të jenë turistë nga Serbia dhe Bosnja.
https://www.instagram.com/p/CFAZw_wDB79/embed/captioned/?cr=1&v=12&wp=500&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Frrahje-mes-nje-gruaje-dhe-nje-burri-ne-nje-plazh-te-malit-te-zi%2F%3Futm_source%3Dtaboola%26utm_medium%3Dtaboola_single_module%26utm_campaign%3Dtaboola_single_traffic#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1487.0000000228174%2C%22ls%22%3A510.37999999243766%2C%22le%22%3A511.9999999878928%7D

Baby Boo