Rr*ihen 4 kosovar në pistën e skijimit në Mavrovë


Zyrtarët policorë të SPB-së Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje rreth orës 18:15 kanë arr*estuar personat: J.O. (27), D.O. (30), F.O.(29) dhe A.O. (19) nga Republika e Kosovës dhe B.D. (29), G.G. (25), M.G. (41) dhe S.G. (30) nga Gostivari.

Siç raporton policia ata janë arr*estuar për shkak të dyshimit për përfshirje në një përl*eshje fizike të ndërsjellë që ka ndodhur rreth orës 14:50 në pistat e skijimit të Bistrës, në Mavrovë dhe e cila menjëherë është raportuar në SPB Tetovë.

Sipas raportit, në përleshje janë përdorur mjete të forta dhe dy personat A.O. dhe S.G. kanë marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” të Gostivarit, ku në ndërkohë janë transferuar për ndihmë mjekësore.
Të gjithë personat e përfshirë janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për sqarim dhe dokumentim të plotë të rastit, kështu që do të përgaditet parashtresë përkatës

Baby Boo