Rrferendumi për emrin, do t’i kushtojë maqedonisë…


Shpenzimet për zbatimin e referendumit për emrin që në pajtueshmëri me vendimin e sotëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të mbahet më 30 shtator të këtij viti, do të kushtojë 3.5 milionë euro.

Paratë do të sigurohen nga Buxheti i RM-së, me shpërndarjen e shfrytëzuesve buxhetor të pushtetit qendror dhe fondeve siç është e definuar në Vendimin që e votoi pasditen e sotme Shtëpia ligjvënëse, transmeton MIA.

Vendimi për shpërndarjen e mjeteve është miratuar pa debat me 64 vota “për”, asnjë “kundër” dhe “abstenim”, ndërsa asaj i ka paraprirë seanaca e Komisionit për financim dhe buxhet dhe Komisioni ligjvënës- juridik.

Para kësaj, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me 68 vota “pro” dhe pa asnjë “kundër” dhe “abstenim” e solli vendimin që më 30 shtator të vitit 2018 të mbahet referendum për emrin i cili do të jetë konsultativ.

Pyetja e referendumit do të jetë: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.

Me procedurë të shkurtuar, pa debat, madje deputetët pasditën e sotme kanë votuar edhe ndryshimet dhe plotësimit e Ligjit për doganat në kuadër të seancës së 57-të.

Baby Boo