Rrëzohet në kantierin e Prishtina Mall, vdes ish-ushtari i UÇK-së


Në kantierin e “Prishtina Mallit”, ku dy nga drejtuesit e këtij biznesi janë Fatmir Zymberi përfaqësues i KFC dhe Jysk për Kosovë dhe Xhevat Jusufi përfaqësues i Burger King të enjtën ka humbur jetën një punëtor. Punëtori Avni Dibrani nga Podujeva sipas policisë nuk arriti tu mbijetoj plagëve pasi ka rënë nga lartësia e objektit ku ka qenë duke punuar.

Ish-ushtar i UÇK-së, Avni Dibrani, është rrëzuar të enjten derisa ishte duke punuar në objektin e qendrës së madhe tregtare “Prishtina Mall”, e që dy nga drejtuesit e saj janë Fatmir Zymberit dhe Xhevat Jusufi. 46 vjeçari Dibrani, që ishte punëtor i kompnisë ndërtuese “Flori Sh.P.K”, nuk i mbijetoi plagëve që iu shkaktuan pas rrëzimit nga objekti. Kompania ku ai punonte është e kontraktuar për ndërtim në objektin gjigand në dalje të Prishtinës. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 12:30. Ndërsa vdekjen e punëtorit Dibrani e kanë konstatuar ekipi mjekësor.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke punuar, dyshohet se ka rene nga një lartësi e madhe dhe si pasoj ka ndërruar jetë. Ne vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion“, thuhet në raportin e policisë.
Dyshohet se 46-vjeçari nga Podujeva, që nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve ishte duke punuar pa kontratë që të mos i ndalohej pensioni i veteranit të UÇK-së. Agim Millaku, kryeinspektor i punës e ka konfirmuar për Gazetën Insajderin se kanë nisur hetim rreth rastit.

“E kemi hapur rastin. Inspektori ka qenë dje në vendin e ngjarjes, mirëpo për momentin nuk mund të japim më shumë detaje”, ka thënë Millaku. Gazeta ka provuar të marrë një deklaratë edhe nga kompania “Flori” ku ishte i punësuar Dibrani, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Prishtina Mall”, pronë e pasanikëve që drejtojnë KFC e Burger King
Punishtja gjingande e Prishtina Mallit ndodhet në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj. Aty ku po punonte Avni Dibrani, deri të enjtën para se të rrëzohej nga objekti është pronë e dy pasanikëve që posedojnë biznese të mëdha në Kosovë.
Fatmir Zymberi, është kryetar i bordit të “Prishtina Mall” kurse Xhevat Jusufi njëri nga aksionarët aty, shkruan Gazeta Insajderi.
Përveç Zymberit e Jusufit në “Prishtina Mall” ka edhe aksionarë të tjerë.

Zymberi në të njëjtën kohë është edhe përfaqësues i brendit të ushqimeve “KFC” për Kosovë si dhe biznesit të ngjyrave “Scan Color-JYSK SH.P.K.”. Ditën kur ishte promovuar nisja e këtij projekti gjigand Fatmir Zymberi ishte prezantuar në konferencën për media si kryetari i bordit të aksionarëve në “Prishtina Mall”.

Kryetari i Bordit Zymberi, në një artikulll promovues pati treguar se “Prishtina Mall” posedon rreth 100 hektarë tokë dhe deri tash janë përfunduar rreth 130 mijë metra katrorë ndërtim, ndërsa pritet të hapet në vjeshtë të vitit 2022. Zymberi me tej pati thënë se me këtë investim, diçka që Evropa Juglindore nuk e ka parë ndonjëherë, do të forcohet pozita e Kosovës si lokacioni lider për shopping dhe argëtim në Evropën Juglindore. Përveç Zymberit, aksionar në “Prishtina Mall” është edhe afaristi tjetër, Xhevat Jusufi. Jusufi është përfaqësues i rrjetit global të ushqimeve të shpejta “King Burger”.

Baby Boo