Rrëzohet helikopteri, ndërron jetë njëri nga personat më të pasur në botë

Janë identifikuar viktimat e rrëzuarjes së helikopterit në Alaskë. Ngjarja ka ndodhur të shtunën ku kanë vdekur pesë persona.
Njëri nga viktimat e këtij aksidenti është edhe milideri i njohur, Petr Kellner.

Ai njihet si një nga evropianët më të pasur aktualisht, ndërsa në listën e “Forbes”-it është njeriu i 70-të më i pasur në botë.
Kellneri për shumë vjet njihet si qytetari më i pasur në Çeki.
Pasuria e Kellnerit vlerësohet afro 40 miliardë euro. Ai është pronar i “Telenor”-it në Serbi, Mal të Zi, Hungari e në Bullgari.

Gregory Harms, 52 vjeç, nga Kolorado, Benjamin Larochaix, 50 vjeç, nga Republika Çeke, Sean McManamy, 38 vjeç, nga Girdewod-i, Ala. dhe Zachary Russell ,33 vjeç janë viktimat e aksidentit të helikopterit në Alaskë.
Një person ka mbijetuar në këtë aksident dhe thuhet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën./