Rrëzohet dritarja dhe bie mbi foshnjën dy muajshe, foshnja në gjendje të rëndë


Një foshnje 2-muajshe është lënduar aksidentalisht në shtëpi dhe ka përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35, ku dyshohet se foshnja është lënduar aksidentalisht në banesën e saj, si pasojë e rrëzimit të një dritareje.

Kanë qenë prindërit e foshnjës së mitur të cilët e kanë dërguar në spital.

Njoftimi:

Korçë – Më datë 20.07.2022, rreth orës 21:35, në Spitalin e Korçës, është çuar nga prindërit e saj për mjekim, një foshnjë rreth 2-muajshe që dyshohet të jetë lënduar aksidentalisht në banesën e saj, si pasojë e rrëzimit të një dritareje, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Baby Boo