Rrezikuan jetën duke mbrojtur deputetët me 27 prill, 4 shqiptarë të forcave special nuk ngriten ne detyrë si shokët e tyre maqedonas.


Derisa të gjithe forcat policore ishin nën urdhër të Çavkovit për mosveprim më 27 prill, ky rregull nuk vlente për Llokman Selimin. Për të primare ishte si të shpëtohet jeta e deputetëve edhe pse mund ta rrezikonte vendin e tij të punës.
Natën e përgjakshme të 27 prillit ai me 3 pjesëtar shqipëtar, të punësuar në forcat speciale, u përballen me turmën e huliganëvë që i sulmonin gjatë gjithë kohës.

Pas një përleshje të ashpër ata arritën që ti evakuojnë deputetët pa shikuar kahje politike dhe etnike. Ai ishte lënduar rëndë duke marrë frakturë afër syrit.
Edhe pse rrezikoi jetën e tij, deri më tash nuk është ngritur në detyre edhe pse Zaev ishte zotuar që të gjithë do të shpërblehen.
Edhe për këtë rast kemi të bëjme me diskriminim etnik pasi disa pjesëtar të palës maqedonase kanë marrë poste udhëheqëse./Pa Censurë

 

Baby Boo