Rreth 40 të infektuar nga Kovid 19 në Kumanovë


Ende nuk ka një bilanc zyrtarë për numrin e të infektuarve në 24 orët e fundit si pasojë e CoVid-19. Deri tani ajo që dihet dhe në bazë të informacionit nga kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski gjatë 24 orëve të fundit në Kumanovë ka 40 të infektuar. Nuk ka informacion për viktima dhe numrin e testeve të bëra.

Ndërkohë lidhur me shkeljen e masave, në 24 orët të fundit 56 persona nuk e kanë respektuar orën policore, 35 prej të cilëve janë arrestuar ndërsa ndaj dy personave janë zbatuar vërejtje paralajmëruese. Nëpunësit policorë kanë zbatuar 2.854 kontrolle në adresat ku ka të regjistruar persona në vetizolim dhe nuk është evidentuar asnjë shkelje. 307 persona janë futur në izolim, ndërsa 188 kanë në vetizolim. Numri më i madh i tyre është nga rajoni i Pollogut. Në karantinë shtetërore janë sistemuar 14 qytetarë

Baby Boo