Rreth 40 persona u arrestuan pas tmerrit në Gradaçac, mbështesnin vrasësin gjatë transmetimit live në Instagram


Deri më tani janë arrestuar rreth 40 persona që kanë përkrahur vrasësin e çmendur Nermin Sulejmanoviq gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Instagram, i cili vrau brutalisht tre persona –të cilët janë shtetas turq.

U plagos polici Husein Kotoriq dhe shtetasi Nedim Pamukoviq, si dhe Harisa Onder, bashkëshortja e Xhengiz Onderit. Sipas informacioneve të fundit, Harisa Onder ndodhet në gjendje të rëndë.

Vrasësi i çmendur Sulejmanoviq transmetoi drejtpërdrejt vrasjen brutale të gruas së tij. Akoma më e frikshme ishte se shumë njerëz e mbështetën.

Siç tha ministri i Punëve të Brendshme të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Ramo Isak, po kryhen aktivitete për regjistrimin e individëve.

“Drejtori i FUP-së më informoi se departamenti i krimit kibernetik i FUP-së tashmë po kryen aktivitete në lidhje me regjistrimin e personave që kanë mbështetur dhe lavdëruar vrasjen dhe vrasësin në rrjetet sociale”, tha Isak për Dnevni Avaz .

Siç mëson Dnevni Avaz nga një burim i afërt me hetimin, FUP në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse do të nisë procesin e gjetjes dhe dokumentimit të të gjithë personave që me postimet e tyre kanë përhapur urrejtje, kanë dhënë mbështetje, kanë lavdëruar vrasjen dhe vrasësin, jo vetëm në Instagram por edhe në të gjitha platformat e tjera të mediave sociale.

Baby Boo