Rreth 36 persona të vrarë nga sulmi vetvrasës në Nangarhar

Shifra e të vdekurve nga një sulm vetvrasës me bombë në provincën Nangarhar të Afganistanit ka arritur në 36.

Baby Boo

Najibullah Kamaëal, drejtor i departamentit të shëndetësisë, tha se 65 persona të tjerë janë plagosur në sulmin që kishe cak luftëtarët që po festonin Fitër Bajramin, njofton REL.

Attaullah Khogyani, zëdhënës nga kjo provincë i tha Radios Evropa e Lirë së disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Agjencia e lajmeve Amaq, që është e lidhur me Shtetin Islamik, deklaroi se grupi ekstremist IS ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Provinca Nangarhar është baza kryesore e militantëvë të Shtetit Islamik.

Restorant Lumare