Rreth 2700 studentë do të përfitojnë rritje të bursave


Rreth 2.700 studentë, përfitues të bursave nga vitet e kaluara akademike, do të përfitojnë rritje të mjeteve, përkatësisht në të ardhmen do të marrin bursa në vlerë prej 6.050 denarë.

Me këtë vendim MASH-i iu përgjigj kërkesave të studentëve ku edhe një herë e konfirmoi angazhimin për barazi dhe kujdes për këtë kategori të qytetarëve.

Studentët përfitues të kesaj kategorie bursash, gjatë javës së ardhshme do të informohen për mënyrën dhe procedurën e rregullimit të kësaj të drejte.

Baby Boo