Rreth 270 gazetarë të bllokuar në jug të Sirisë


Ndodhen përballë një rreziku të madh 270 gazetarë, aktivistë mediatikë dhe punonjës të medias duke përfshirë edhe gazetarët që ofrojnë shërbimin si freelancer për AA-në në rajonin Dera në Siri, ku regjimi i Bashar al Asadit dhe mbështetësit e tij kanë marrë nën kontroll zonat dhe fshatrat në këtë rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Shoqata e Gazetarëve të Sirisë theksohet se 270 gazetarë dhe punonjës të medias në Dera ndodhen në një rrezik të madh, dhe se në ditët e fundit shumë punonjës të medias janë detyruar të shkojnë në një territor të ngushtë në Kunejtra, ku dhe disa punonjës të medias janë të rrethuar në pjesën qendrore dhe periferike perëndimore në Dera.

“Për shkak të shkeljeve që regjimi ka kryer në Siri ndaj tyre punonjësit e medias të cilët ndodhen të bllokuar kërkojnë ndihmë që të sigurohet kalimi i sigurtë duke hapur kufijtë e Jordanisë për shkakun se janë të frikësuar se ato do të arrestohen ose do të vriten”, thuhet në deklaratë.

Ndër të tjera në deklaratën ku bëhet e ditur se punonjësit e medias kanë frikë se regjimi do të hakmerret ndaj atyre që janë kundër tij, theksohet se Shoqata e Gazetarëve të Sirisë po e ndjek çështjen nga afër dhe i bën thirrje vendeve fqinje kryesisht Jordanisë që të sigurojë kalimin e sigurtë të gazetarëve të bllokuar duke hapur kufijtë.

Regjimi i Sirisë dhe mbështetësit e tij do të jenë përgjegjës në rast të ndonjë shkeljeje të mundshme ndaj gazetarëve thuhet në deklaratën ku shtohet se shoqata u bën thirrje organizatave ndërkombëtare që të marrin masat e nevojshme dhe të sigurojnë kalimin e sigrutë për të parandaluar ndonjë fatkeqësi për gazetarët apo familjet e tyre.

Forcat e regjimit të Asadit dhe mbështetësit e tij kanë nisur operacion në pjesën jugperëndimore të vendit dhe me 20 qershor në Dera duke marrë edhe mbështetjen ajrore të Rusisë.

Ekipet e mbrojtjes civile në rajon kishin njoftuar se për shkak të sulmeve kishte arritur në 350 mijë numri i civilëve të shpërngulur duke përfshirë edhe gazetarët që ofrojnë shërbimin si freelancer për AA-në.

Baby Boo