RRETH 20 MIJË NXËNËS FILLOJNË KLASËN E PARË (VIDEO)


Rreth 270.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, prej të cilëve 20.000  janë në klasë të parë sot filluan vitin e  ri shkollor . Ditën e parë të shkollës ata po e përjetonin ndryshe. Të veshur me rrobat më të bukura dhe me buzëqeshjen që reflektonte ndjenjë gëzimi, të shoqëruar nga prindët, prisnin me padurim për ta parë klasën në tëcilën do i ndjeknin mësimet.
Me rastin e vitit të ri shkollor zyrtarë të lartë të pushtetit qëndror dhe lokal vizituan disa shkolla fillore në vend ku uruan fatosët e rinj dhe mësuesit e tyre. Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri për arsim dhe shkencë, Arbër Ademi, ishin prezent në Shkollën Fillore “Aco Shopov” në Radishan ku ndoqën edhe një shfaqje nga nxënësit e kësaj shkolle.

Zoran Zaev, kryeministër
“Kjo ditë është e veçantë, është ditë që do ta mbani mend gjithë jetën tuaj. Besoni, sot do të bisedoni me prinfdërit, gjyshërit, vëllezërit dhe motrat dhe të gjithë do t’ua thonë të njëjtën, sot është ditë që mbahet mend. Sot e tutje, shumë nga punët më të rëndësishme të jetës do tu ndodhin këtu në shkollë, këtu do të mësoni, këtu do t’i lidhni disa nga shoqëritë që do t’u zgjasin gjithë jetën”

Paraprakisht, ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi si dhe kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, vizituan Shkollën Fillore “Emri Elezi”. Përmes një fjalimi rasti, ata inkurajuan nxënësit që të ndjekin rrugën e diturisë, të dritës dhe të së ardhmes.  Ata u shprehën se është kënaqësi e veçantë që të marrin pjesë në një eveniment të këtillë, duke theksuar se fëmijët janë thesari dhe e ardhmja e familjes por dhe e  shoqërisë.

Arbër Ademi, ministër i Arsmit dhe Shkencës

“Me të vërtetë është kënaqësi të jesh në mesin e nxënësve. Metëvërtetë është kënaqësi të jesh në mesin e gjeneratave që përfaqësojnë të ardhmen tonë, të ardhmen e këtij vendi. Sigurisht se në këtë ditë të veçantë për ju dhe për të gjithë ne, unë ju dëshiroj suksese të shumta, u dëshiroj fillim të mbarë të vitit shkollor. Njëkohësisht duke dëshiruar shëndet e rrumbullaksim të suskesshëm, nismë të mbarë dhe rrjedhë të suksesshëm të ëmsimit”.

Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit

“Unë kam emocione përshkak se për herë të parë ju drejtohem si kryetar komune në një fillim  viti shkollor. Kam edhe emocione të cilat tash gërshetohen, pasi që edhe unë jam prind i tre fëmijëve, tre djemve të cilët janë filloristë…Me të vërtetë ndjej kënaqësi që jam para jush, por në të njejtën kohë dua të ju dëshiroj gjithë nxënësve fillimisht të kenë shëndet dhe kuptohet suksese në kontunuitet”.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor kjo shkollë kishte përgatitur edhe një program artistik.

Sipas paralajmërimeve paraprake nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës pritet që viti shkollor 2018/2019 të fillojë me plan programet arsimore për klasën e parë, të dytë dhe të tretë. Për filloristët propozohet zvogëlim i numrit të lëndëve, të paktën katër orë mësimore në ditë, më shumë pushim dhe lojëra, ushtrime në orë në vend të detyrave të shtëpisë dhe reduktim të testeve.

Nxënësit do të kenë  22 libra shkollor të korrigjuar nëpër shkolla, përveç historisë dhe gjeografisë. Për herë të parë nga ky vit shkollor të gjithë librat që MASH i siguron falas për nxënësit do të mund të gjenden në shitje të lirë me të njëjtin çmim me të cilin i blen Ministria. Viti i ri shkollor do të fillojë edhe me paga më të larta për të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm. Rritja është pesë për qind, ndërsa do të fillojnë ta marrin me pagesën e pagës së shtatorit.

https://youtu.be/AENa2wdzFHo

Baby Boo