RRETH 1300 PUNËTORË DO TË PUSHOJNË FALAS (VIDEO)


1300 punonjës me të ardhura të ulta kanë marrë subvencione për pushim vjetor nga gjithsej 1900 aplikime që janë dërguar në ministrinë e Ekonomisë.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se deri tani janë shfrytëzuar 20 milionë denarë nga 30 të parashikuarat, andaj do të ketë edhe një thirrje publike në fund të muajit gusht.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Më duhet të theksoj se këtë vit, është shtuar interesi për shfrytëzimin e kësaj mase edhe atë me 68 për qind krahasuar me vitin 2017, kur për herë të parë kemi prezantuar këtë masë, ndërsa atëherë numri i përgjithshëm i aplikuesve ishte 1.119, shifër kjo që flet për kthimin e besimit të banorëve në insticione për qëllimet e këtyre masave.

I vetmi kusht për marrjen e subvencionit për pushim vjetor është që të ardhurat në familje të mos tejkalojnë shumën prej 22 mijë denarë.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Jemi plotësisht të përkushtuar për rritjen e turizmit vendas, por gjithashtu edhe për të ndihmuar hoteleve lokale të rrisin ngarkesën e punës edhe jashtë sezonit”

Të gjithë personat që kanë fituar subvencione prej 15 mijë denarëve, do të mund të njëjtat t’i shfrytëzojnë në 30 hotele në qendra të ndryshme turistike të cilët kanë treguar interes për realizimin e kësaj mase.

Baby Boo