Rrëshqitje e dheut në një aks rrugor


Në aksin rrugor A2 Sveti Nikollë-Milladinovci, 10 km para Milladinovcit, për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe shembjes së madhe komunikacioni është rikahëzuar vetëm në njërën korsi në gjatësi prej 150 metra. Në atë vend është vendosur sinjalizim adekuat. Pjesëmarrësve të komunikacionit u rekomandohet vozitje e kujdesshme.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Baby Boo