“Qytetarë të Kosovës, reshjet e dendura të shiut, dje dhe sot, kanë bërë që rruga rajonale që të dërgon për në shtetin fqinj, Mal të Zi, R 106, Pejë-Kullë, të bllokohet nga rrëshqitja e një masivi të madh të gurëve dhe dheut, në segmentin mbi doganë. Intervenimi i Ministrisë përmes kompanisë ka qenë i menjëhershëm, por pa efektin për të mundësuar lëvizjen e lirë të automjeteve”, ka shkruar ministri Lekaj në profilin e tij në “Facebook”.
“Duke qenë se rreziku vazhdon të ekzistojë, në konsultim me inxhinierët tonë, kemi konstatuar se rruga duhet të mbyllet për 24 orë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju sugjerojmë që të zgjidhni rrugë alternative”, shton ministri i Infrastrukturës.