Rrënohet kisha serbe në tokën e myslimanes (VIDEO)


Kisha Ortodokse Serbe, që ndodhej në pjesën e quajtur Republika Srpska në Bosnje e Hercegovinë, u bë copë e grimë këtë të shtunë.
Kjo për shkak se në pronë të disa grave myslimane kisha u ndërtua ilegalisht para më shumë se dy dekadash.

Gruaja që u kthye pas si e mbijetuar nisi procedurat gjyqësore për rrënimin e objektit, sagë e cila zgjati që nga viti 2000 deri më 2019 kur Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut urdhëroi shembjen e saj.Veprimi i së shtunës u pa si fitore për tërë Bosnjen, përveç për familjarët e ngushtë të Fatma Orloviqit, ndërkohë që i tërë ky rajon vazhdon të kontrollohet nga serbët që pas luftës së fundit në Bosnje.

https://youtu.be/J4vnfHCDBXg

Baby Boo