RRËMBEJNË 15 VJEÇAREN NËN KËRCËNIMIN E ARMËVE, ARRESTOHEN 3 PERSONA, NË KËRKIM 2 TË TJERË (EMRAT)


Policia e Bulqizësh ka arrestuar 3 shtetas dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Në pranga janë vënë Dorjan Totraku, 29 vjeç, Izmir Gjetani, 24 vjeçdhe Idriz Gjetani, 20 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

Ndërkohë u shpallën në kërkim shtetasit: F.T, 30 vjeç, banues në Bulqizë,( i dënuar më pare për Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit dhe E.D, 21 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kanosur për të tërhequr kallzimin nga Policia shtetasen H.K, pasi kjo shtetase me datë 05.09.2018, ka bërë kallzim se në orët e mbrëmjes në banesën e saj kanë ardhur shtetasit F.T, dhe E.D, ku dyshohet se nën kërcënimin e një arme zjarri, kanë kërcënuar familjarët që ndodheshin në banesë, dhe më pas janë larguar sëbashku me shtetasen M.K, 15 vjeçe.

Nga deklarimet e shtetases H.K (nëna e saj), dyshohet se vajza M.K, ka patur lidhje me shtetasin F.T.

Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për gjetjen e vajzës, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Përkrahje e autorit të krimit”, “Kanosja për të mos kallëzuar”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 302, 311, 25 të Kodit Penal, në ngarkim të 3 shtetasve të arrestuar, dhe për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë“, Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake“, “Përndjekja“, “Kanosja”.

Baby Boo