RREH BARBARISHT 60 VJEÇARIN, ARRESTOHET I RIU (EMRI)


Arrestohet një 33 vjeçar në Elbasan. Policia bën me dije se i ndaluari është Elis Sina, 33 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha”.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Aqif Pasha”, për motive të dobëta 33 vjeçari është konfliktuar me shtetasin S.B., 60 vjeç, banues në Elbasan, duke e goditur me grushta dhe si pasojë i ka shkaktuar dëmtime të rënda, i cili është transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Baby Boo