Rregullat për një debat ne rrjetet sociale, ja cilat janë!


Secili debatuesit duhet që të rrespektojnë disa rregulla të përgjithshme në kornizë të së cilave të gjithë ne do të mund të debatonim, dhe duke respektuar këto rregulla nuk do të përfundonin debatet me zhurmë ose me fyerje, sharje madje edhe me dhunë të cilat më pastaj nxitin urrejte dhe paragjykime. Mirepo cilat janë ato rregulla?! Une po përmend vetëm 10 nga to të cilat mendoj se duhet respektuar

1. Të debatohet në gjuhë standarte
2. Të mos përdoren fjalë fyese, fjalë që nxisin urrejte ose dhunë.
3. Të mos devijohet debati
4. Ato që sjanë kompetent dhe që nuk kanë njohuri(per temen) të mos kycen në debat
5. Te mos futen në debat për qëllimin e vetë që të prishin debatin
6. Të jetë I sjellëshëm dhe të shkruaj pa emocione
7. Të shkruaj mendimet e veta personale ose në qoftë se citon nga ndonjë autor të përmendë librin dhe emrin e autorit, ngaqë abuzohet shumë në këtë aspekt

8. Nëse debatohet në gjuhën shqipe të mos përdoren në mënyrë apsolute termat në gjuhë të huaj, ngaqë ne jemi shqiptarë dhe pse duhet që gjuha në rrjetet socilae të zëvendësohet me disa terme në gjuhën angleze që të jemi “europianë”. Të ruajmë gjuhën tonë!

9. Të debatojmë më fakte dhe të mos përdorim terme si : “hë mo lali” “Cke moj goce që po thua kështu” “Cfarë mendon se din ti je kokë e mbushur” – Keto folura krahinore le të largohen të paktën nëpër debatet serioze (sepse në rrjetet sociale ku kycem unë janë 90% temve serioze si për atdheun , për gjuhën, për kulturën )
10. Varësisht se per cfarë teme bisedohet mirepo unë mendoj se në debatet me peshë nuk duhet të përdoren figurat si , , ngaqë mendoj se janë të pa përshtatshme.

Baby Boo