Rrëfimi rrëqethës i vajzës së jetimores: Mësuesi na fuste në bodrum dhe abuzonte seksualisht


Adriana, 27-vjeçarja që bëri denoncimin tronditës në lidhje me abuzimin seksual nga shefi i policisë së Fushë Arrëzit, ka bërë sot një deklarim tjetër rrëqethës në emisionin e Arbana Osmanit.

Ajo ka thënë se në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, ka qenë një mësues i fesë islame që abuzonte me to. I fuste në bodrum, i rreshtonte fëmijët e vegjël dhe abuzonte seksualisht me to.

“Kishim një mësues të fesë islame, dhe abuzonte seksualisht me ne të gjitha. Ishim nga 10-14 vjeç. Ai na fuste në bodrum te shtëpia e fëmisë dhe na rreshtonte. Na trembte me fantazma me gjëra, na rrifte. Dhe abzuonte një nga një me ne. thoshte “çfarë do i bëj fëmijës së parë do i bëj dhe fëmisë së dytë e me radhë”. Nuk kishim kujt t’i thoshim, ishim të pafuqishëm. Edhe nëse do tregonim mësuesi do hakmerrej pastaj”.

Baby Boo