Rrëfimi nga Istogu për foshnjën e braktisur (VIDEO)


Një hoxhë sot e ka gjetur një fëmijë të braktisur. Në fakt, fëmijën e porsalindur, që është në gjendje të mirë shëndetësore, dikush e kishte lënë mbi veturën e parkuar para xhamisë së fshatit Vrellë të Istogut. T7 sjell rrëfimin e hoxhës që raporti rastin në Polici dhe u kujdes i pari për beben.

Hoxha i fshatit Vrellë të Istogut e kishte nisur keq ditën e sotme. Kjo për shkak se posa kishte përfunduar namazin e mëngjesit, mbi veturën e tij, e parkuar para xhamisë, dikush ia kishte lënë një pako me një foshnjë të braktisur.

Fillimisht, Arben Dreshaj mendoi se ishin ndihma për të varfëritë. Mirëpo në atë pako, e mbuluar në batanije të kaltër, ishte foshnja e posalindur.

Imami tregon për T7 se si ishte gjendja e fëmijës në atë moment.

Menjëherë pas kësaj, hoxha i fshatit kishte kontaktuar një shok dhe pastaj edhe njoftuar Policinë e Kosovës.

Dreshaj thotë se në atë moment ndjenjat e tij ishin të përziera. Përveç emocioneve, kishte edhe ndjenjën e përgjegjësisë.

Imami i fshatit thotë se pas 25 minutave, te xhamia e fshatit Vrellë është paraqitur Policia dhe Ambulanca të cilët e kanë marrë foshnjën.

Sipas tij personi që e ka lënë foshnjën duhet të ketë pasur informacione për fshatin, pasi që në atë kohë kalojnë shumë qenë endacakë pranë xhamisë, dhe kjo është arsyeja pse fëmija është lënë mbi veturë e jo në tokë.

Mirëpo këta të fundit kanë thënë se kamerat e kësaj shtëpie nuk kanë qenë të aktivizuara.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia. Ekipet e policisë thonë se po i vazhdojnë hetimet. Nga policia tregojnë se gjendja shëndetësore e foshnjës është stabile.

Braktisja e fëmijëve është vepër penale dhe prindërit e bebes mund të dënohen me burgim pse s’janë përkujdesur për fëmijën e tyre.

Gjatë vitit 2015 janë braktisur 46 fëmijë, në vitin 2016 ishin braktisur 23 fëmijë, ndërsa vitin e kaluar ishin braktisur 32 fëmijë.

Megjithëkëtë, banorët e Vrellës nuk dyshojnë se dikush i tyre e braktisi foshnjën.

Baby Boo