Rrëfimi i vajzës me aftësi të kufizuara për shqiptarin: Më rrahu dhe më detyroi…


Një dëshmi rrënqethëse është publikuar në mediat greke lidhur me 19-vjeçarin shqiptar, Aleksandër Luca, i akuzuar për vrasjen e studentes së re, Eleni Topaludis.

Bëhet fjalë për një denoncim për të prindërve të një vajze me aftësi të kufizuara, e cila prentendonte se shqiptari së bashku me një shokun e tij e kishin përdhunuar. Ngjarja ka ndodhur tre ditë pas vrasjes së studentes 21-vjeçare, Eleni.

“Më ftoi që të udhëtonim me makinë për të dëgjuar muzikë. Kur mbërritëm tek klubi më rrahu dhe më detyroi të bënim seks oral. Unë bërtita por me kërcënime dhe me rrahje më çuan tek banjot publike.”

Pas dëshmisë për përfshirjen e shqiptarit, babai i studentes 21-vjeçare, Eleni, ka bërë thirrje autoriteve që të reagojnë ndaj tij dhe ta dënojnë maksimalisht.

“Në qoftë se këta njerëz bënë atë që bënë për një vajzë të vogël me aftësi të kufizuara, dy ditë, tre pas vrasjes së vajzës tonë do të thotë shumë për ta. Unë e thashë atëherë, sepse e dija karakterin e vajzës sime, që ata kanë abuzuar me të. Këtë e vërtetojnë dëshmitë e vajzave të tjera,”-tha babai i 21-vjeçares, Yianni.

Edhe më herët, babai i 21-vjeçares ka bërë publike dëshmitë se 19-vjeçari akuzohej për përdhunimin e tre vajzave të tjera përkatësisht 17, 18 dhe 19-vjeçare, shkruan Report.

Vajzat fillimisht kanë shkuar në polici, në fund ato vendosën që të mos ngrinin padi kundrejt të riut shqiptar.

Përveç akuzave për përdhunim, shqiptari akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e studentes greke në bashkëpunim me një mikun e tij 21-vjeçar. Eleni ishte e dashura e Aleksandër Lucës, por ky i fundit, sipas mediave greke i kërkoi që të kryente marrëdhënie edhe me shokun e tij. Kur hasën në rezistencën e studentes, miku i shqiptarit e qëlloi atë me shufër hekuri në kokë dhe më pas e hodhën atë në det. Ngjarja ndodhi mbrëmjen 27 nëntorit të këtij viti. Nga goditjet, studentes greke i ishte këputur edhe veshi i majtë. Policia greke sqaroi se sipas ekspertizës vajza kishte qenë e gjallë kur u hodh në det.

Baby Boo