Rrëfimi i shqiptares që punon e*skortë: 500 euro shërbimi, çdo ndërhyrje në trup …


Dokumentari Unpublished në Euronews Albania investigon fenomenin e “vajzave shoqëruese” dhe sjell rrëfimin e një eskorte shqiptare, 28 vjeçare.

“Rreth 7 vite më parë kur isha 21 vjeçe fillova të kuptoja që më pëlqente të bëja shopping por rroga në Shqipëri ishte e pamjaftueshme që unë të mund të blija ato çfarë dëshiroja. Prandaj si të vetmen mënyrë që të realizoja të gjitha dëshirat që kisha ishte të shisja trupin tim” – rrëfen eskorta që do të mbetet anonime.

Vajza rrëfen se ka zgjedhur këtë “profesion” pasi ka parë se sa mirë jetonin shoqet e saj me paratë që merrnin duke “punuar” si të tilla.

Baby Boo