Rrëfimi i Prof. Salih Ahmetit për pandeminë: Stafi shëndetësor kollabonin nga lodhja, pacientët me kriza psikike


Infektologu Prof. Salih Ahmeti ka botuar një rrëfim të tij për pandeminë në revistën “Mjeku” e cila është botuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës.
Ahmeti në rrëfimin e tij e përshkruan pandeminë nga momentet e para të shfaqjes në botë, si dhe përgatitjet e Kosovës për ta përballuar këtë situatë pas 13 marsit të vitit 2020, shkruan Gazeta Shneta.

Ahmeti shkruan se përvoja me epidemi të tjera sikurse ishin ethet hemorragjike, ua mundësuan profesionistëve shëndetësorë që ta përballonin më lehtë pandeminë Covid-19. Por ai thotë se kjo sëmundje ndryshonte nga të tjerat pasi atakonte organe të ndryshme të njeriut.

Por Covid-19 poashtu shkaktonte edhe kriza psikike tek pacientët, të cilët kishin nevojë të menaxhoheshin. “Menaxhimi i krizave psikike dhe fobisë ishin po aq i rëndësishëm për këta pacientë sa edhe menaxhimi i çrregullimeve organike, prandaj ofrimi i shpresës për jetë, motivimi dhe inkurajimi për ballafaqim aktiv me këtë virus ishte me rëndësi të veçantë”, ka shkruar Ahmeti.
Por në këtë situatë të rraskapitur nga lodhja ishin punëtorët shëndetësorë. Ahmeti rrëfen se si kollabonin kolegët e tij dhe si i zinte gjumi në tavolinën e bukës.

“Nuk ishin të rralla rastet kur punëtorët shëndetësorë kollabonin nga lodhja, i zinte gjumi në tavolinën e bukës ose të dëshpëruar shpërthenin në vaj kur nuk arrinin t’ia dilnin me të sëmurin”.
“Por kishte edhe momente gëzimi, inkurajimi, shprese e motivimi, e kjo ndodhte kur një pacient reanimohej me sukses nga një gjendje kritike, shërohej nga një gjendje e rëndë apo kur mushkëritë e tij funksionin si më parë”, ka shkruar infektologu.
Më poshtë e gjeni rrëfimin e tij të plotë të publikuar në revistën “Mjeku”.

Baby Boo